Korçë/ Drutë më të lira këtë vit: Një metër kub kushton rreth 5 500 lekë, vjet ishte 7 mijë lekë

schedule11:47 - 6 Shtator, 2023

schedule 11:47 - 6 Shtator, 2023

Këtë vit çmimi i druve në Korçë është stabilizuar dhe ka shkuar në vlerën e 5,500 lekëve për metër kub, nga 7,000 që ishte në vitin e kaluar.

Kjo edhe për arsyen sepse në fillim të stinës së vjeshtës është sasia që ka planifikuar bashkia e Korçës për tregun e druve të zjarrit.

Nga ana e bashkisë mbulohet vetëm 20% e nevojës së qarkut të Korçës, ndërsa  e gjithë pjesa tjetër i nënshtrohet tregut të lirë nga bashkitë tjera, siç është ajo e Kolonjës, por më tepër e Librazhdit.

“Në Korçë zë vend shprehja “iku vapa me gushtin””, raporton gazetari i ABC News, Roland Beqiraj.

Sot të gjithë qytetarët korçar kanë hequr rrobat e verës dhe kanë filluar të veshin gradualisht rrobat e vjeshtës.

Nevoja për ngrohje në Korçë vjen shpejt dhe kështu çmimet e druve varijojnë të jenë të paqëndrueshme.

Më tepër që e pësojnë janë ata që banojnë nëpër apartamente, pasi ata që banojnë në shtëpi private e kanë zgjidhur problemin që në verë.

Një familjeje korçare që ngrohet me dru zjarri, i duhen mesatarisht 70-80 mijë lekë të reja në vit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!