KORÇË- Një qytetar, duke drejtuar automjetin në Korçë, ka pësuar infarkt gjatë lëvizjes në bulevard dhe ka goditur një mjet tjetër, që ishte duke qarkulluar në rrugë.
Drejtuesi u dërgua me urgjencë në spitalin e Krocës, por pavarësisht ndihmës së dhënë, shoferi humbi jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./abcnews.al