Gjykata e Korçës ka lënë në burg dy shoferët Petrit Kupa dhe Laurenc Pallashi. Ata janë cilësuar përgjegjës për aksidentin me pasojë vdekjen, Sokol Hoxhallarit dhe vajzës së tij 6 vjeçe. Ngjarja e rëndë ndodhi ndodhi në unazën e qytetit të Korçës pak ditë më parë. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për të aprovuar masën e sigurisë arrest me burg për Petrit Kupen dhe Laurenc Pallashin. Dy drejtuesit e mjeteve u përplasën dy ditë më parë, dhe pas aksidentit, njëra nga makina devijoi nga rruga duke hipur në trotuar dhe duke shtypur babain 32-vjeçar me vajzën e tij 6-vjeçare./abcnews.al
Korçë, burg për shoferët që aksidentuan për vdekje babë e bijë
schedule14:04 - 11 Nëntor, 2018
schedule 14:04 - 11 Nëntor, 2018