Këshilli bashkiak i Korçës ka vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi” sopranon Inva Mula. Këshilltarët unanimisht kanë votuar për t’i dhënë titullin e lartë, Inva Mulës, sopranos qe shkëlqeu në skenat e vendit dhe ato të botës dhe vijon të japë kontribut të çmuar për artin dhe kulturën. Titulli Qytetar Nderi ju dha edhe Peter Ëillson arkitektit të mbi 16 projekteve publike të Korçës,që nga Kulla panoramike, Pedonalja, ndërtesa dhe sheshi para Teatrit Çajupi,Parku Rinia,Biblioteka,Bashkia dhe disa muze të rëndësishëm si Muzeu i Artit Mesjetar dhe së fundmi ai i Gjon Milit. /ABC News Albania 24/7
Korçë, bashkia titull “qytetar nderi” sopranos së famshme Inva Mula
schedule19:15 - 26 Shtator, 2019
schedule 19:15 - 26 Shtator, 2019