Bashkëjeton me 14 vjeçaren, kërkon lirinë/ Korçë, 21 vjeçari i arrestuar pas lindjes së fëmijës u la në burg nga Apeli

schedule13:41 - 3 Tetor, 2024

schedule 13:41 - 3 Tetor, 2024

“ Gjykata e Apelit ka lene ne burg Dritson Kurti, 21 vjeçarin i cili u arrestua nga Policia e Korces me date 7 shtator, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Dritson Kurti, ra ne prangat e Policise se Korces, me 7 shtator, nje dite pasi ishte bere baba, pas lidhjes  qe kishte me nje vajze te mitur vetem 14 vjeçare.

Pavaresisht se avokati Gentian Serjani, kerkoi nje mase me te bute sigurie ate te detyrimit te paraqitjes per klientin e tij Dritson Kurti, Gjykata e Apleit vendosi te lere ne fuqi masen “arrest me burg” te marre nga gjykata e Korces me 10 shtator me argumentin se vepra penale mund te perseritej.

Per shkak te gjendjes se veshtire ekonomike, familjaret e Dritson Kurtit, te cilet jetojne ne Korçe, nuk kishin ardhur per te ndjekur seancen ne Gjykaten e Apelit. E vetmja e aferme ishte, Alma XHambazi, tezja e Dritsonit, e cila tha se 21-vjeçari duhet te lirohej pasi duhet te kujdeset per vajzen e porsalindur.

Para togave te zeza, avokati i Dritson Kurtit, tha se I riu nuk e dinte moshen e vajzes me te cilen prej me shume se nje viti kishte nisur bashkejetesen. Madje sipas tij as vete vajza nuk e dinte se sa vjeç ishte, per shkak edhe te mungeses se arsimimit.  Mes te tjerash avokati pretendoi se situata te tilla, do te ndikojne negativisht per shkak se shume vajza te komuniteti rom qe mund te mbesin shtatzena ne moshe te mitur, nuk do drejtohen ne spitale per te lindur.

Nderkohe familja e Dritson Kurtit, ka nisur nje tjeter beteje ligjore ne Gjykaten e Korces, per te lidhur martese ligjerisht mes Dritson Kurtit dhe 14 vjeçares me te cilen ka nje vajze te mitur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!