Korçë, barakja që shërben si qendër shëndetësore

schedule17:40 - 12 Maj, 2019

schedule 17:40 - 12 Maj, 2019

Banorët e Dersnikut në Korçë marrin ndihmë mjekësore në një barakë që është vendosur që në vitin 1991. Kur ka reshje shiu në këtë barakë mund të të zërë korrenti.

Për banorët e fshatit Dersnik, kjo barake, shërben si qendër shëndetësore prej vitit 1991. Dhurata e popullit belg, ende mbahet në këmbë edhe pse funksioni i saj ishte provizor. Dërrasat janë kalbur nga koha, ndërsa çatia është gati të shembet ,duke vënë në rrezik jetën e banorëve.

Të bësh një vizitë në qendrën shëndetësore të fshatit, duhet të mendohesh mirë. Jo vetëm amortizimi i barakës, por edhe linjat e energjisë elektrike, që shtrihen nga kabina pak metër larg, mund të sjellin pasoja fatale, sidomos në kohe me reshje.

Me rrezikun mbi kokë punon edhe stafi mjekësor, i cili prej vitesh detyrohet të shërbejë në kushte të vështira dhe te papërshtatshme. Në Qendrën Shëndetësore të fshatit Dersnik, marrin shërbim mbi 800 banorë, të cilët prej vitesh përsëritin kërkesën për bashkinë për ndërtimin e një godine të re./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!