Kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo tregon për ABC News se si po veprohet e operohet në sektorin e turizmit, i cili shikohet si prioritar për të rritur ekonominë e këtij vendi. Çfare investimesh janë bërë dhe çfarë priten në të ardhmen.
Afër shijeve me Parisin sesa me Romën, por ata që e duan, thonë se të gjitha rrugët të çojnë në Korçë.
Historia, tradita, kultura, natyra, kulinaria, të gjitha për t’i zbuluar. Mjafton një udhëtim drejt Juglindjes.
Prej disa vitesh Bashkia po orienton investimet në funksion të zhvillimit të turizmit. Infrastruktura është përmirësuar. Ka hapësira të gjelbra dhe objekte të trashëgimisë kulturore.
Janë disa prej faktorëve, që e kanë kthyer turizmin, në sektorin prioritar të zhvillimit ekonomik të bashkisë së Korçës.
Sotiraq Filo, kryetar i bashkisë Korçë: “Investimet në trashegiminë kulturore, ku do vecoja ndërtimin e muzeut të ri të artit mesjetar që shtë padyshim një vlerë e shtuar dhe unike jo vetëm për trashëgiminë kulturore, por edhe për zhvillimine turizmit dhe Pazarin e Vjetër të Korçës, i cili është restauruar në mënyrë model”.
Jo vetëm Korça, por edhe fshatrat turistikë, Dardha, Voskopoja, Vithkuqi dhe Boboshtica, janë pjesë e paketave turistike, që Bashkia do t’ju ofrojë për këtë verë vizitorëve vendas dhe të huaj. Ato do të kombinohen edhe me një paketë eventesh argëtuese.
Të gjitha këto, të përfshira në guida kombëtare dhe 21 panaire të rëndësishëm ndërkombëtarë.
Sotiraq Filo, kryetar i bashkisë Korçë: “Qëllimi i këtyre eventeve ka qenë jo vetëm gjallërimi i jetës së qyteti, por edhe frekuentimi i tyre nga turistët”
Bashkia e Korçës do të jetë përfituese e investimeve të rëndësishme në sektorin e turizmit, nga projekti i qeverisë, 100 fshatra turistike. Po ashtu përfituese e një pakete, me fokus infrastrukturën dhe trashëgiminë kulturore, të BE dhe BERZH.
Ndoshta jo rastësisht adhuruesit e këtij qyteti, mendojnë se të gjitha rrugët të çojnë në Korçë. /abcnews.al