Kopshti i ri Zoologjik dhe ai Botanik, Veliaj: Ndërtimi nis vitin e ardhshëm

schedule13:50 - 13 Tetor, 2018

schedule 13:50 - 13 Tetor, 2018

Në Tiranë vitin e ardhshëm nis ndërtimi i Kopshtit të Ri Zoologjik dhe atij Botanik.  Këtë e bëri të ditur kryetari i bashkisë Erion Veliaj, i cili premton të jetë katër herë më i madh dhe ndër më të bukurit në rajon.  

Fëmijëve të Tiranës, kryetari i bashkisë Erion Veliaj iu premtoi Kopshtin Zoologjik më të bukur në rajon. Punimet për ndërtimin e tij do të nisin vitin e ardhshëm. Projekti, tregoi kryebashkiaku, parashikon lidhjen e kopshtit  të ri zoologjik me kopshtin botanik dhe krijimin e një hapësire katër herë më të madhe, të vizitueshme nga qytetarët me një biletë.

“Kopshti Zoologjik është vërtet i madh, më i pastër dhe më i mirë, por për ta bërë edhe më të mirë na duhet një hapësirë një çikë më e madhe. Prandaj, do të bashkojmë zonën e Kopshtit Zoologjik me Kopshtin Botanik, pra që edhe bota e bimëve, edhe bota e kafshëve, të jenë të përziera me njëra-tjetrën, dhe jo të ndara me gardhe dhe me bileta. Pra, me një biletë do të kemi mundësi të shkojmë deri në fund të Kopshtit Zoologjik, dhe pastaj të kalojmë kodrën dhe të futemi prapë në një hapësirë tjetër të gjelbër, që është Kopshti Botanik. Do të kemi një hapësirë 4 herë më e madhe se kjo që kemi sot”, tha Veliaj.

Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Tiranës ftoi fëmijët që bashkë me prindërit e tyre t’i bashkohen fushatës së mbjelljeve që nis në muajin Nëntor. Synimi tha Veliaj është thyerja e rekordit të vendosur një vit më parë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!