Kontrollet për kancerin e gjirit/ Mjekët e QSUT: 10 përqind e grave që ekzaminohen, dyshime për tumor

schedule13:23 - 12 Tetor, 2024

schedule 13:23 - 12 Tetor, 2024

Mund të ketë shkuar për një kontroll rutinë tek mjeku dhe ka zbuluar se është e prekur nga kanceri I gjirit.  Kështu u ka ndodhur shumë grave të sëmura.

Në rreth 25 mamografi  të kryera  çdo ditë   në spitalin onkologjik   në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë  gjatë tetorit   në tre raste  mjekët dyshojnë për tumor.

“Nga të dhënat e spitalit Onkologjik, vetem gjatë ketij muaji kemi 20 -25 mamografi ne dite dhe rreth 10% e tyre ka dyshime dhe dergohen te bejne ekzaminime shtese.  Rreth 70% e personave me kancer gjiri nuk kanë asnjë faktor risku per kancer gjiri, një përqindje e konsiderueshme zbulohen në mënyrë krejt rastësore.”

Kryesisht janë   nga 45 deri në 60 vjec kur sipas mjekëve është mosha që ka rrezikun më të lartë për tu prekur nga kanceri I gjirit, por nuk mungojnë dhe më të rejat.

Sipas onkologëve përveç trashgmisë e mënyrës së të jetuarit shkak janë dhe trajtimet hormonale.

“Mjekimet hormonale te cilat behen ne periudha me te gjata se tre- kater vite në studime flitet se kanë nje risk  me te lartë per te zhvilluar tumor te gjirit.  Kontraceptivet duhen marre me rekomandimin e mjekut.”

Kanceri I gjirit mbetet kanceri më I përhapur tek gratë në Shqipëri.  Por sipas mjekëve nëse  zbulohet shpejt sëmundja mund të trajtohet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!