Kontrollet në doganën e Morinës, udhëtarët të pakënaqur

schedule14:49 - 8 Tetor, 2018

schedule 14:49 - 8 Tetor, 2018

Ndërsa pritej që në kufirin me Kosovën të kishte vetëm një pikë të përbashkët, nga 1 Tetori në doganën e Morinës është rikthyer regjimi me dy kontrolle. Udhëtarët janë të pakënaqur, pasi sipas tyre shkaktohen vonesa.

Qytetarët që hyjnë në Kosovë përmes pikës kufitare të Morinit, tashmë bëjnë dy ndalesa. Nga 1 Tetori është rikthyer regjimi me dy kontrolle.

Njëri në dalje të Shqipërisë nga Policia Kufitare e Morinës dhe tjeri në hyrje të Kosovës nga Policia Kufitare e Vermicës.

“Nuk po i kuptoj se çfarë po bëjnë këta”, tha një qytetar.

“Gjithmonë ëndrra e shqiptarëve është të jenë Kosova me Shqipërinë pa dogana, i njëjti komb”, tha një tjetër.

Kjo procedurë ishte harruar prej vitesh në Morinë, pika më rëndësishme kufitare në vend e me më shumë fluks hyrje daljesh në territorin e Shqipërisë.

Dogana e përbashkët sapo ka përfunduar. Në bazë të marrëveshjes së përbashkët Shqipëri-Kosovë, pala kosovare duhej të zhvendosej në Morinë, në pikën e përbashkët kufitare, por hezitimi i tyre ende mbetet i paargumentuar.

Burime të palës shqiptare pohojnë se janë edhe disa punime për t’u kryer në pikën kufitare të Morinës deri në nisjen e procesit të kontrollit të përbashkët,por si gjithmonë, qytetarët vuajnë pasojat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!