Pesëmbëdhjetë persona janë shoqëruar pas kontrolleve të policisë në Vlorë dhe forcave RENEA.
Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se sipas informacioneve të policisë, është sekuestruar një armë zjarri dhe një automjet.
Nuk dihet ende identiteti i personave të shoqëruar.
Kontrollet mbrëmjen e kësaj të hëne, janë kryer për disa persona në kërkim apo me precedent penal në disa lagje të qytetit, por edhe në ambiente si bare apo lokale./abcnews.al