Kontrollet e OSHEE zbulojnë “shtëpinë e barit” në fshatin e Krujës, shpallen në kërkim dy persona

schedule17:34 - 9 Nëntor, 2022

schedule 17:34 - 9 Nëntor, 2022

Punonjësit e OSHEE në Krujë në vazhdën e kontrolleve intensive për minimizimin e humbjes së energjisë elektrike kanë konstatuar në fshatin Derven një ambient të përshtatur si shtëpi bari.

Në momentin që kanë konstatuar banesën, ata kanë njoftuar menjëherë policinë.

Si pasojë janë shpallur në kërkim shtetasit H dhe B. Xh si pronarë të kësaj shtëpie pasi në të nuk banon njeri.

Janë gjetur dhe sekuestruar mbi 100 bimë kanabis sativa që rritej nëpër vazo.

OSHEE Krujë i bën thirrje të gjjthë qytetarëve që të raportojnë dhe denoncojnë çdo rast të tillë apo çdo lloj kundravajtje në mënyrë që të minimizohen humbjet në rrjet. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!