Kontrolle për vrasjen e Bujar Çelës, arrestohet një person me armë, sekuestrohen kamerat e sigurisë

schedule20:54 - 21 Shtator, 2020

schedule 20:54 - 21 Shtator, 2020

Një person është arrestuar nga policia, teksa kjo e fundit po zhvillon kontrolle për vrasjen e Bujar Çelës. Arrestimi është kryer në fshatin Përparim, pasi perosni është kapur me armë tip pistoletë pa leje.

Ndërkaq, Grupi hetimor ka sekuestruar disa kamera në aksin Elbasan-Broshkë. Gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews.al se kamera e sigurisë janë sekuestruar me qëllim dokumentimun e vrasjes së Bujar Çelës.

Mësohet se me dhjetëra agjente lëvizin në këte segment edhe në orët e vona të natës.

Siç raporton gazetari janë ngritur tre pika kontrolli te asistuara nga FNSH, një në afërsi të vendit ku u ekzekutua 50 vjeçari, një në hyrje të Peqinit dhe një në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës.

Mësohet se policia po mban në vëzhgim disa persona përgjatë aksit Elbasan-Rrogozhinë.

Bujar Çela, vallai i të shumë kërkuarit Talo Çela u ekzekutua pak ditë më parë teksa po pinte kane në një lokal në zonën e Bradasheshit.

Ndërkaq, Erion Alibej është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi dyshohet si porositësi dhe organizatori i vrasjes së Bujar Çelës.

Bujar Çela u ekzekutua në të njëjtin vend, që në 29 dhjetor të 2018 u vra vëllai i Erion Alibejt, Endrit Alibej 34 vjeç me xhaxhanë dhe një turk. g.v/abcnews.al