Forcat RENEA janë duke zhvilluar një operacion në Fier, pas atentatit që ndodhi pasditen e së martës në Elbasan. RENEA po bën kontrolle për persona të shpallur në kërkim.
Kujtojmë se për atentatin e ndodhur ditën e sotme në Papër të Elbasanit si autor i dyshuar është arrestuar Nuredin Dumani.
Abc mëson se Dumani ka qenë i plagosur dhe i armatosur kur i janë vënë prangat në Fier. /abcnews.al/