Një person ka rënë në pranga gjatë një operacioni të zhvilluar goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra.
Gjithashtu mësohet se dy të tjerë janë proceduar penalisht. Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 767 steka me cigare të llojeve të ndryshme
Gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në 10 subjekte tregtare dhe në disa prej tyre, shërbimet e Policisë gjetën rreth 767 steka me paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara, pa pullën fiskale të miratuar nga Ministria e Financave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë.