Kontrolle me radarë në rrugët interurbane/ Softa: Gjobat, ndërgjegjësim jo ndëshkim

schedule20:38 - 5 Qershor, 2025

schedule 20:38 - 5 Qershor, 2025

Eksperti i Sigurisë Rrugore Fatjon Softa, foli për problemet e qarkullimit rrugor si dhe situatën e sigurisë.

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, sa i përket sigurisë rrugore, apo edhe përdorimit të radarë si edhe gjobat, Softa tha se është e rëndësishme që të ketë së pari ndërgjegjësim.

“Unë kam folur disa herë lidhur me problemet e qarkullimit rrugor. Dhe ajo që kemi diskutuara se kush ka prioritet, makinat e fshehura apo edukimi. Është shumë e rëndësishme që të shkojmë tek edukimi. Nëse marrim Italinë, radarët janë teknologji që vjen dhe evoluon. Prezenca e fuqisë njerëzore në rrugë vetëm e konsumon punonjësin e policisë”, tha ai.

Gjithashtu ai u shpreh se nuk është normale që një punonjës policie të rrijë i fshehur për të ngritur një grackë apo për të vënë gjobë.

“Italia i ka ndarë, radarë që vendosen në autostrada, në rrugët e qytetit. Ne duhet të ngremë nivelin, Polici i qarkullimit rrugor nuk ka pse të rri në semaforët e Tiranës le të vendoset policia bashkiake”, tha mes të tjerash Softa.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!