Kontributi për familjet në nevojë, “Sigma” fiton çmimin Gunther Geyer për ndërgjegjësim social

schedule18:54 - 12 Nëntor, 2020

schedule 18:54 - 12 Nëntor, 2020

Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group është vlerësuar me çmimin GUNTHER GEYER për ndërgjegjësim social.Ky vlerësim vjen për këtë kompani pasi ka qenë pranë qytetarëve në nevojë. Prej vitesh kompania e njohur e sigurimeve ka bashkëpunuar me fondacionin “Fundjavë Ndryshe”, për të identifikuar rastet më në nevojë.

Së fundmi ata i  kanë ardhur në ndihmë disa fëmijëve nga fshati Mamël të cilëve I është financua transporti për në shkollë. Drejtori Ekzekutiv Sigma Viena INSURANCE Grup në Shqipëri Klaidi Çitozi thekson se përgjegjësia sociale është shumë e rëndësishme për kompaninë që ai drejton.

“Jam shumë i kënaqur që jam sot në përurimin e kësaj biblioteke, një nga më të mëdha në Tiranë. Kjo falë financimit të aksionerit tonë kryesor Vienna Insurance Group, një kompani sigurime me një eksperiencë 200 vjeçare… me një staf prej 25 mijë punonjësish.”

Ky projekt, i cili u vlerësua me çmimin Gunther Geyer, përfitoi edhe një shumë financiare në vlerën prej 20.000 Euro, të cilat duhet të përdoren përsëri në shërbim të komunitetit.

“Secili prej nesh në Viena Insurance Group ka përgjegjësi sociale dhe ju keni kuptuar me këtë ndihmë se gjëja më e rëndësishme janë fëmijët dhe ndihma që i ofrohet atyre janë një mundësi për sukses në jetë.”

Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group e konsideron arsimimin si themeli i ndërtimit të një shoqërie të fortë dhe me vlera. Kjo ishte arsyeja për të cilën kjo kompani mbështeti një tjetër projekt me shumën e fituar sic ishte mobilimi I bibliotekës “Qendra e Solidaritetit”, me 85 mijë tituj librash.

Ambasadori e Austrisë Christian Steiner vlerësoi këtë iniciativë.

“Dua t’ju komplimetoj për punën e mirë që keni e bërë pasi keni përzgjedhur të ndihmoni këta fëmijë.është shumë e rëndësishme të ndihmoni në edukimin e fëmijëve.”

Vienna Insurance Group është një kompani e cila ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh sigurimi në të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore. Rrënjët e Vienna Insurance Group datojnë më shumë se 200 vite më pare në Austri dhe që prej vitit 2007 është prezente dhe në Shqipëri. /abcnews.al/