Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos, i cili u transportua me avion nga Shqipëria mesditën e së premtes, ndodhet i shtruar në spitalin “Evangelismos” të Athinës në gjendje kritike për jetën.
Analisti Mentor Nazarko ka thënë në “News Line” se kryepeshkopi Janullatos ka një kontribut të rëndësishëm në ringritjen e Kishës Autoqefale, pasi ka ndihmuar lidhur me infrastrukturën e saj.
“Unë mendoj që në mënyrë kritike për këtë figurë me dritëhije. Një nga elementët, ose elementi themelor i një kishe autoqefale është karakteri kombëtar i saj. Në gjykimin tim, ky karakter nën drejtimin e Kryepeshkopit Janullatos është dobësuar, mirëpo shoqëria jonë, media, intelektualët kanë qenë relativisht të pandjeshëm ndaj zhvillimeve të brendshme të kishës sonë autoqefale, abuzime, apo luftëra për pushtet. Jam nën ndikimin e leximit të librit të Ilir Ikonomit për Nolin dhe më duket me vite dritë apo shpesh dhe diametralisht të kundërta figura e Nolit, kontributi i tij me atë të Kryepeshkopit Janullatos. Duke bërë shikimin krahasues të rilindasve tanë- në një kuptim Noli, Konica ishin rilindasit e kohës moderne, ata u angazhuan për ti dhënë karakter kombëtar kishës, ndërkohë që me Janullatos kemi shikuar gjatë këtyre viteve rritjen e figurës së kishës greke në jetën tonë kombëtare, kështu që kjo është kritika kryesore. Bëhet fjalë për një kishë kombëtare si ajo greke që në jetën publike të shtetit grek ka shumë ndikim dhe prapambetës, dhe në historinë tonë kombëtare njihet për vepra kriminale si ka qenë vrasja e priftërinjve që kanë meshuar shqip.
Le të shpresojmë që në rastin e një trashëgimie të tij, të kemi ardhjen e një kleriku shqiptar në krye të kishës sonë. Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos, i cili u transportua me avion nga Shqipëria mesditën e së premtes, ndodhet i shtruar në spitalin “Evangelismos” të Athinës në gjendje kritike për jetën”.
Analisti Mentor Nazarko ka thënë në “News Line” se nëse do të flisnim për element pozitivë , mund të thuhet se kryepeshkopi Janullatos ka një kontribut të rëndësishëm në ringritjen e Kishës Autoqefale, pasi ka ndihmuar lidhur me infrastrukturën e saj, me krijimin e një brezi të ri klerikësh, ndërkohë që komunizmi e shkatërroi infrastrukturën shpirtërore dhe materiale.
“Për këtë kontribut në infrastrukturë mund të kenë ndikuar të ardhurat e bamirësve shqiptarë që jetonin në Greqi në shekullin e 19-të, të cilët i kanë lënë për të ndërtuar kishën shqiptare”, tha Nazarko.
Më tej, analisti u shpreh se kryepeshkopi Janullatos ka hyrë në polemika dhe me figura të shquara të jetës publike.
“Kryepeshkopi Janullatos nuk e ka kursyer veten dhe në shfaqje në krah të kryeministrave, presidentëve dhe secili prej zyrtarëve të lartë grekë që ka vizituar Shqipërinë është takuar me Janullatos. madje ka udhëtuar dhe në një makinë me ta, duke marrë pjesë në ceremonira ngritjeje të shkollave greke, etj. Episodi më problematik është roli i Kishës sonë në zhvarrimet e ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së dytë botërore, që u karakterizua nga abuzime. Së dyti, ai ka hyrë dhe në polemika me figura të shquara të jetës sonë publike si me historianin Kristo Frashëri në lidhje me origjinën e Kishës së Përmetit. Pra, është një figurë me dritëhije. Ai ka dashur ta marrë shtetësinë shqiptare për merita në favor të kombit shqiptar- e mori në perëndim të një karriere të gjatë, por presidentët e kohës kanë hezituar t’ia japin, sepse nuk kanë dashur të certifikojnë një pretendim të tillë”, shtoi Nazarko./abcnews.al