“Kontratë e vjetër” dhe rritje rroge, Ajaksi gati të “blindojë” mesfushorin

schedule08:17 - 28 Shtator, 2019

schedule 08:17 - 28 Shtator, 2019

Donny Van De Beek ishte një nga lojtarët më të kërkuar në merkaton e verës së kaluar, por Ajaksi ia doli ta mbante në ekip atë. Kontrata e mesfushorit ofensiv me “Harkëtarët” përfundon në vitin 2022 dhe rinovimi mes palëve është shumë afër.

Kampionët e Holandës dëshirojnë t’i dhurojnë 22-vjeçarit një rritje të konsiderueshme rrogë, duke llogaritur paraqitjet e tij të mira dhe golat e shënuar, ndërsa kohëzgjatja do të vazhdojë të jetë deri në vitin 2022. Real Madrid mbetet klubi kryesor që kërkon shërbimet e Van De Beek.

“Los Blancos” do të tentojnë sërish në merkaton e janarit dhe pritet të bëjnë ofertën e radhës drejt Ajaksit, që shpreson të arrijë sa më shpejt akordin e ri me “yllin” e ekipit dhe të vazhdojë bashkëpunimin me të. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!