Kontratat e shitje-blerjes për mallra apo pasuri të paluajtshme do bëhen në monedhën kombëtare, lekë.
Kreu i Bankës qendrore Gent Sejko gjatë raportimit në Kuvend u shpreh se ka një iniciativë nga Banka e Shqipërisë e cila është pjesë e deeuroizimit.Sipas Sejkos kjo do të ulte efektet negative të kursit të këmbimit.
Guvernatori Sejko tha euro është dobësuar ndaj lekut si pasojë e hyrjes së sasive të mëdha të monedhës europine në vend.Vetëm shitja e pasurive të paluajtshme tek të huajt kap vlerën 260 mln euro.
Banka e Shqipërisë parashikon që niveli i inflacionit të vend do të vijoj uljen në pjesën e dytë të vitit për tu kthyer në objektiv në mesin e vitit të ardhshëm.