Kontrata të gjata edhe në Kategorinë e Parë, Egnatia “blindon” portën

schedule21:13 - 30 Korrik, 2020

schedule 21:13 - 30 Korrik, 2020

Klevis Hasanbelli u largua nga Laçi gushtin e vitit të kaluar dhe vazhdoi karrierën tek Egnatia në Kategorinë e Parë.

Portieri 23-vjeçar ka zhvilluar një sezon shumë pozitiv dhe drejtuesit e klubit nga Rrogozhina i kanë dhuruar një kontratë 3-vjeçare.

Akordi është arritur dhe “gardiani” lushnjar do të vijojë të jetë pjesë e Egnatias deri në verën e vitit 2023.

Klevis Hasanbelli ka rinovuar me Egnatian për 3 vitet e ardhshme duke besuar tek projekti i ri. 23-vjeçari ka zhvilluar paraqitje të mira ketë sezon duke bindur drejtuesit të zgjasin bashkëpunimin për 3 vite“, shkruan klubi i Kategorisë së Parë në “Instagram”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!