Angel Di Maria ka folur rreth së ardhmes së tij në konferencën për shtyp përpara transfertës kundër Lille. Argjentinasi po zhvillon një sezon shumë të mirë me PSG dhe deri tani ka shënuar 10 gola. Anësori i djathtë ofensiv ka një kontratë deri në verën e vitit 2021 me klubin francez.
32-vjeçari (i mbush për Shën Valentin) e ka shprehur gjithmonë dëshirën për të mbyllur karrierën në vendlindje, teksa premton se do të respektojë deri në fund kontratën me PSG.
“Jo, nuk e kam mendjen te rikthimi në Argjentinë. Nuk po bisedoj me askënd, jam totalisht i përqendruar vetëm te ndeshja e radhës. Kam edhe një vit kontratë me PSG, jam i qetë dhe i përqendruar te puna e përditshme. Ideja ime është që PSG do të jetë klubi im i fundit europian, më pas do të rikthehem në vendlindje“, thekson Angel Di Maria. /abcnews.al