Kontrata me LaCivita… enigmë/ Sula: Duhet transparencë, nuk e dimë ende shumën e saktë

schedule19:04 - 4 Prill, 2025

schedule 19:04 - 4 Prill, 2025

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula komentoi kontratën ende enigmë me lobistin amerikan LaCivita. Sipas Sulës, transparenca duhet në politikë dhe se nuk dihet ende për cfarë shume bëhet fjalë dhe se si mund të justifikohet.

“Transparenca në politikë do të duhej. Tani në fushatë, qoftë Berisha apo drejtues të PD i kanë bërë me dije financat që unë do të kisha dhe në saj të pagesës nga familja ime.

Nuk e dimë cfarë shume është dhe si mund të justfikohet. LaCivita se imagjinoj të punoj në të zezë sepse do ishte në dëm të PD. Nëse do të ketë një kontratë duhet të bëhet publike. Fallsifikimi është më i rëndë sesa vrasja në kuptimin e faktueshmërisë. Mendoj që nuk do të bëjnë gafa.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!