TIRANË- Sali Berisha ka nisur zyrtarisht lobimin në SHBA për heqjen e “non gratës”. Kjo është kontrata, e cila provon fillimin e iniciativës se doktorit, për të hequr njollën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, te cilën nuk po e heq as administrata e re e Trump.
Ajo parashikohet të jetë dyvjeçare, me një kosto mujore 250 mijë dollarë, dhe në total, 6 milionë dollarë.
Deri tani, janë paguar 750 mijë dollarë paradhënie, por palët kanë rënë dakord që kontratën mund ta ndërpresin, në rast të një kërkese të dytë.
Edhe pse, në detaje, është kujdesur ta fshehë qëllimin personal, me ato për krijimin e marrëdhënieve me Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin Amerikan, mbështetja për reforma për demokracinë e kundër korrupsionit apo përvojë nga SHBA për të realizuar objektivat e PD.
Jo rastësisht, PD ka përzgjedhur një kompani lobimi, të zotëruar nga trampistë.
Continental Strategy, është themeluar nga ish-këshilltari i presidentit Trump, Carlo Trujillo. Por në gjirin e kësaj firme, ka disa njerëz të afërt me Tramp.
Kjo kompani promovoi si drejtoreshë Katie Wiles, vajza e Susie Wiles, që shërbeu si shefja e fushatës së presidentit Trump.
Alberto Martinez, një ish shef stafi i sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, është punësuar si një partner menaxhues, por dhe zëvendësdrejtorin politik të fushatës së Trump, Alex Garcia si partner.
Nga selia blu, kontratën e ka firmosur Sekretari u Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, kurse si garantues i pagesave ka dalë një shqiptaro-amerikan me emrin Nuredin Seci.
Sipas selisë blu, kjo është një iniciativë e tija dhe disa emigrantëve shqiptarë në SHBA, të cilët do të paguajnë 6 milionë dollarë vullnetarisht, dhe PD ka firmosur vetëm dakordësinë, por jo barrën financiare.
Kontrata është firmosur më 4 prill, dhe PD e ka marrë edhe shërbimin e parë. Një telefonatë një bisedë telefonike me Dan Holler, shefin e stafit të sekretarit të shtetit Marco Rubio, i cili drejton departamentin që mban në fuqi non gratën e Berishës.
Por a është kjo kontratë, pagesa për konsulentin amerikan, Chris La Civita?
AbcNews u interesua pranë Partisë Demokratike më të njëjtën pyetje, por në një reagim zyrtar, selia blu nuk iu përgjigj interesit dhe as nuk sqaroi nëse është kjo manovra që ka zgjedhur Berisha për të paguar fushatuesin e Trump, duke anashkaluar detyrimet ligjore.
Doktori ndërkohë ka premtuar se do e publikojë kontratën me La Civita, por e ka shtyrë disa herë.
La Civita nuk përmendet në këtë kontratë lobimi. Por kompania e kontraktuar, ka si drejtoreshë Katie Wiles, vajza e Susie Wiles.
Kjo e fundit bashkë me La Civita bashkëdrejtuan fushatën e Trump në 2024.
Po ashtu, në oborrin e doktorit, prej muajit shkurt, sorollatet lobisti Paul Manafort, roli i të cilit mbetet i paqartë për momentin.
Ky është lobimi i dytë i Berishës për non gratën në ShBA. Herën e parë, ai kontraktoi kompaninë e Charles Black, ish-ortak i Paul Manafort.
Kontrata ishte vullnetare, pa pagesë, por Black dështoi t’i heqë non gratën Berishës, sa kohë në krye të DASH, qëndronte Antoni Blinken./abcnews.al