Kontrata e re kleçka, “The Sun” zbulon pasuesin e Guardiolës

schedule12:24 - 17 Gusht, 2020

schedule 12:24 - 17 Gusht, 2020

Eliminimi nga Champions League vë në dyshim edhe të ardhmen e trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola. Spanjolli ka edhe një vit kontratë dhe gjasat janë që ai të mos rinovojë përtej 30 qershorit të vitit 2021.

Tabloidi britanik, “The Sun”, raporton së fundmi se në rast se nuk gjendet një marrëveshjes mes drejtuesve të “Qytetarëve” dhe Pep për të rinovuar, atëherë ka një favorit për stolin e Manchester City.

Bëhet fjalë për një emër të mirënjohur: Mauricio Pochettino. Argjentinasi pëlqehet nga drejtuesit e klubit anglez dhe nuk e harrojnë që vjet ia doli të shkonte në finale të Champions League në krye të Tottenham. Ata duan sukses së Europë dhe me Pep deri më tani nuk ia kanë dalë.

Pochettino do të donte të vazhdonte të drejtonte në Premier League, edhe pse ditët e fundit emri i tij është lakuar si një opsion për Barcelonën. Ajo që duket e sigurt është se trajneri argjentinas së shpejti do të jetë në krye të një klubi të madh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!