Kontrast dhunës së armëve, Trump: Shumë shpejt rregullorja e re

schedule23:59 - 1 Tetor, 2018

schedule 23:59 - 1 Tetor, 2018

Në përpjekje për të vënë nën kontroll dhunën e armëve, presidenti Donald Trump ka njoftuar të hënën se administrata e tij ndodhet një hap larg përfundimit të rregullores së re. Por për mediat amerikane e komentojnë me skepticizëm nismën e presidentit, duke u shprehur të bindura se ajo do të dështojë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të hënën se administrata e tij ndodhet fare pranë finalizimit të një rregulloreje të re që do të ndalojë shitjen e pajisjeve që kthejnë armët e zjarrit në automatike.

“Do të heqim nga tregu pajisjet në fjalë. Jemi dy ose tre javë larg planit tonë”, ka thënë Trump.

Kontrolli i armëve u kthye në një nga problematikat kryesore të presidentit që kur mori detyrën, për shkak të masakrave të shumta të verifikuara në Shtetet e Bashkuara, që nuk kursyen as institucionet shkollore.

Rasti më i rëndë konsiderohet ai i 14 Shkurtit 2018, kur 19-vjeçari Nikolas Kruz u mori jetën 17 bashkëmoshatarëve në shkollën e tij në Parklend të Floridës. Në rrethana të ngjashme, në muajin maj 10 studentë mbetën të vrarë në një shkollë të mesme në Santa Fe të Teksasit.

Pa harruar sulmin në qershor kundër redaksisë së një gazete në Merilend, ku humbën jetën 5 persona. Për mediat amerikane, nisma e fundit e Trump ka gjasa të mos ketë rezultatet e promovuara prej tij. Ato komentojnë se amerikanët kanë më shumë gjasa të vdesin nga dhuna e armëve se sa nga të gjitha format e tjera të vdekjes të marra së bashku.

Disa kujtojnë edhe deklaratën kontradiktore të Trump pas masakrës në shkollën e Parklendit, kur tha se mënyra e duhur për t’iu përgjigjur dhunës së armëve ishte armatimi i mësuesve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!