Një 63-vjeçar nga Tirana është arrestuar pasi dyshohet që të ketë strehuar në ambientet e hotelit të tij, emigrantët sirianë të cilët u shpëtuan të premten në grykëderdhjen e Vjosës, pasi rrezikonin të mbyteshin.
Mësohet se i arrestuari është qytetari me iniciale F. D., ndërsa gjatë kontrollit në ambientet e hotelit të tij janë gjetur të strehuar edhe 9 klandestinë të tjerë. Vijon puna pwr për identifikimin dhe gjetjen e personave të implikuar në rast.
Lexo edhe: Gomonia me klandestinë, 12 sirianë dërgohen në QSUT me djegie të rënda
Mbrëmjen e së premtes janë shpëtuar 50 klandestinë sirianë në grykëderdhjen e Vjosës në Vlorë. Më pas 12 janë dërguar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, për të marrë shërbim më të specializuar pas aksidentit me flakë karburanti.
Në telefonat personalë të sirianëve janë gjetur fotografi të bëra në kryeqytet dhe nga deklarimet e tyre thuhet se ata kanë ndaluar në autostradë dhe kanë ecur shumë pak në një rrugë të prishur, e më pas kanë dalë në det.
Gomonia me të cilën ata do të transportoheshin ishte e dëmtuar totalisht. Dyshohet që nisja e kësaj të fundit të jetë bërë nga Kavaja dhe jo nga fshati Poro. s.b/abcnews.al/