Kontestimet e marrëveshjes për emigrantët/ Minxhozi në “Real Story”: Meloni, ndikim tek e djathta shqiptare

schedule20:30 - 16 Nëntor, 2023

schedule 20:30 - 16 Nëntor, 2023

Analisti Skënder Minxhozi theksoi gjatë intervistës për “Real Story” në ABC Neës, se kryeministria italiane Giorgia Meloni ka ndikim të madh tek e djathta shqiptare. Ai shtoi se ka pasur një dakordësi mes Ramës dhe homologes italiane se kjo e fundit do të merrej me të djathtën shqiptare për marrëveshjen.

“Nga ana tjetër, mendoj se mes Ramës dhe Melonit kur ka marrë formë ky projekt, ka pasur edhe një komunikim dhe dakordësi, që Rama nuk është se ka një impakt të madh tek e majta italiane, por Meloni tek e djathta dhe opozita shqiptare, siç e pamë me këtë telefonatë, natyrisht që e kanë. Besoj se është edhe një dakordësi e kahershme, që me opozitën shqiptare, do të merrej e djathta italiane në pushtet, sepse kishte akses dhe besoj se në kuadrin e kësaj dakordësie, që Rama dhe Meloni mund të kenë pasur mes tyre.”, u shpreh Minxhozi.

Ai gjithashtu shtoi se opozita është kapur në dy aspekte. Sipas tij, ka pasur spekticizëm edhe nga ana italiane.

“Opozita është kapur pjesërisht edhe në dy aspekte që kanë të bëjnë me dy kryeministrat. E para, në karakterin shumë të rezervuar të kësaj marrëveshje, pra transparencë zero sipas tyre, dhe nga ana tjetër, dhe tek një deklaratë e Ramës në ceremoninë e nënshkrimit, ku kam parë shumë kriticizëm që kjo marrëveshje, që në fakt e kanë nxjerrë nga konteksti atë që ka thënë Rama, që kjo marrëveshje ndoshta nuk do të vlejë për asgjë por ama ne po e bëjmë këtë gjest. Ka dy kontestime në Italinë në lidhje me këtë marrëveshje, e para është një kontestim në kuadrin e të drejtave. E majta italiane që është shumë sensibël ndaj të drejtave të njeriut thotë se kjo marrëveshje rrezikon të shkelë të drejtat e emigrantëve për të reklamuar azil ose për të marrë shërbim për t’u trajtuar në bazë të ligjit evropian, Dhe e dyta, edhe figura të mëdha të të majtës, e quajnë një shaka të bukur. Do të thotë se tallen me të djathtën që premtoi politikë drastike për uljen e flukseve emigratore dhe gjen një apendiks në Shqipëri për të stacionuar tre mijë vetë. Luan teatër pa zgjidhur vetë problemin”, theksoi Minxhozi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!