200 orë filmime të kamerave të sigurisë në Portin e Durrësit nuk zbuluan dot se si dhe kush e hapi kontejnerin me banane, ku mungonin 49 arka, që dyshohet se kishin kokainë. Burime nga grupi hetimor thanë se kontejneri para se të kalonte në skaner ishte vendosur në një zonë, që kamerat e sigurisë nuk kanë fushëpamje.
ABC ka siguruar dosjen e prokurorisë ku bëhet e ditur se kontejneri me banane ka mbërritur në Durrës në datën 8 korrik.
Në 16 kur do të zhdoganohej, ai u gjet i paplumbosur. Më pas task-forca kontrolloi dokumentacionin e kompanisë porositëse ZICO sh.p.k dhe rezultoi se duhet të ishin 1200 kuti.
Ku hynë në brendësi të kontejneri zbuluan se aty ndodheshin 1.151 kuti me banane. 49 mungonin, ndaj lindën dyshime të arsyeshme se kontejneri është hapur dhe në ato kuti mund të ketë pasur lëndë narkotike. /abcnews.al