Pogradeci ditët e fundit është bërë pjesë e listës Covid, duke u bashkuar me qytetet që deri më tani kanë shënuar një numër të lartë të rasteve të infektuar me koronavirus.
Një rast i ri është konfirmuar këtë të hënë Pogradec, duke e rritur numrin e të infektuarve me koronavirus.
Burime për Abc News bëjnë me dije se, se nga 20 tamponët e bërë orët e fundit ka rezultuar vetëm një pozitiv, ai është familjar i të infektuarve të mëparshëm.
LEXO EDHE:Ulet numri i testimeve, 33 raste të reja të reja me koronavirus: Qytetet problematike
Ndërkohë sot fatmirësisht kemi një ulje të ndjeshme të numrit të rasteve të reja me koronavirus krahasuar me një ditë më parë në vendin tonë. 33 raste të reja janë konfirmuar me Covid 19 duke e çuar në 1995 numrin e përgjithshëm të të infektuarve mes të cilëve, 44 kanë humbur jetën./abcnews.al