Pasditen e kësaj të hëne në lagjen nr. 2, Korçë, në banesë, një 59 vjeçar, nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, dyshohet se ka konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore.
Ky shtetas u transportua për mjekim në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.