Konsulenti për emergjencat në Lombardi Guido Bertolaso ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv për korionavirusin. Në një postim të tijin në Facebook, Bertolaso shkruante se ishte i përgatitur për rreziqet që mund t’i kanoseshin kur e pranoi punën që bën aktualisht.
Ai shkruante:
“Kam rezultuar pozitiv për koronavirusin. Kur e pranova këtë detyrë e dija që do të më kanoseshin rreziqe, por nuk mund të mos rrija pa iu përgjigjur thirrjes së vendit tim.”
Duke sqaruar gjendjen e tij shëndetësore, Bertolaso , shtoi më tej, se ka herë pas here temperaturë, por nuk ka simptoma të tjera.
“Unë dhe dy bashkëpunëtorët e mi jemi në izolim dhe do të respektojmë periudhën e karantinës. Do ta fitoj këtë betejë. Do vazhdoj që ta ndjek detyrën nga spitali …”, thuhej më tej në postim.
Italia vazhdon të mbetet vendi më i prekur nga koronavirusi në Evropë me 63,927 raste të konfirmuara dhe 6,077 raste të konfirmuara. /abcnews.al/