Konstituohet nënkomisioni Ad Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të KLP dhe KLD

schedule17:53 - 19 Janar, 2018

schedule 17:53 - 19 Janar, 2018

Është konstituuar nënkomisioni Ad Hoc, përgjegjës për përzgjedhjen e antarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë.

Pesë anëtarët e mazhorancës dhe opozitës zhvilluan një debat kryesisht politik, gjatë të cilit, opozita theksoi pozicionin e saj se filtrat e përdorur përpara mbërritjes së kandidaturave në Kuvend shkojnë kundër konsensusit të 21 korrikut.

Por ky nuk është momenti i diskutimit, sipas mazhorancës, e cila vijoi me procedurën e votimit të pikave të rendit të ditës, ku përcaktohet edhe kalendari i punimeve. Mbledhja e radhës për komisionin u caktua për ditën e hënë në orën 12:00.

Bazuar në ligj, jo më vonë se tre ditë nga krijimi, nënkomisioni përmbledh në një listë kandidatët jo prokurorë dhe jo gjyqtarë, për t’ia përcjellë kreut të Kuvendit . Ky i fundit ia kalon atë Kuvendit, së bashku me raportin e vlerësimit të kritereve të kryer nga ky nënkomision./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!