Konservatorët fitojnë zgjedhjet në Spanjë, por nuk ka shumicën për të formuar qeverinë

schedule15:00 - 24 Korrik, 2023

schedule 15:00 - 24 Korrik, 2023

Ashtu siç edhe sondazhet kishin treguar Partia Popullore e Konservatorve, e udhëhequr nga Alberto Nunez Feijoo doli force e pare në zgjedhjet e të dielës në Spanjë.

Megjithatë pavarësisht se mori 136 mandata në Parlament ose e thënë ndryshe 33.05 të votave , forca politike e ekstremit të djathtë nuk ka arritur të marrë shumicën e nevojshme për të qeverisur vendin në parlamentin me 350 vende.

Të dytët u renditën Partia Socialiste e kryeministrit aktual të vendit Pedro Sanchez e cila siguroi 31.70%  të votave ose e thënë ndryshe 122 ulëse në parlamentin spanjoll.

Partia Popullore e Konservatorëve e cila shpresonte të merrte shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë e vetem nuk ia doli me synimin e saj.  Edhe koalicioni I parashikuar me partinë e ekstremit të djathtë VOX e cila doli forcë e tretë në këto zgjedhje me 33 mandata nuk e ndihmon Alberto Nunez Feijohn që të sigurojë shumicën e nevojshme prej 176 vendesh në parlament për formimin e qeverisë. Kjo pasi të dyja forcat politike së bashku sigurojnë 169 vende në parlament, ndërsa iu mungojnë 7 mandate për formimin  e qeverise.

Partia Popullore Konservatore dhe Partia e Socialistëve do të vijojnë negociatat për formimin e një qeverie, megjithatë sipas analistëve politik në Spanjë thonë se vendi mund të përfundojë në mbajtje të zgjedhjeve të tjera.

Në zgjedhjet e të dielës  në Spanjë pati një pjesmarrje prej 70,4%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!