Konkurs për ndërtimin e godinave të reja për administratën/ Rama: T’i përgjigjemi ambicies dhe vizionit tonë “Shqipëria 2030”

schedule09:42 - 17 Shtator, 2024

schedule 09:42 - 17 Shtator, 2024

TIRANË- Në Shqipëri, po mbahet konkursi ndërkombëtar për zhvillimin e dy projekteve të para të Korporatës Shqiptare të Investimeve.

Në garë janë 10 studio prestigjioze, të cilat do të paraqesin përpara jurisë ndërkombëtare projekt-idetë për 4 zhvillime të reja, të cilat do t’i hapin rrugë një qasje të re për ndërtimin e zyrave dhe krijimin e hapësira të reja të shërbimeve bashkëkohore për administratën publike.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në fjalën e tij u shpreh se këto janë zhvillime dhe projekte, të cilat i përgjigjen nevojave dhe vizionit të “Shqipërisë 2030”.

“Janë dhjetë finalistë të ndarë në dy grupe, pesë për çdo grup, që do prezantojnë projekt idetë e tyre për katër zhvillime të rëndësishme, të cilët janë katër zhvillime që I hapin rrugë një zhvillimi dhe një qasje të re dhe një rol të ri të qasjes së shteti për pronën publike. Institucionet publike paguajnë disa miliona euro qira për të ushtruar aktivitetin e tyre, që janë larg së qeni të denja për ambicien tonë Shqipëria 2030, janë larg së qeni të denja për shërbimin  dhe kushte në të cilat duhet të punojnë shërbëtorët e shtetit”, tha ai.

Ai shtoi se arkitektët janë thirrur para jurisë ndërkombëtare për të shpalosur idetë e tyre.

“Arkitektët janë thirrur të na ofrojnë idetë dhe projektet e tyre për të na dhënë mundësinë që të ndërtojmë një kompleks të madh qeveritar, i cili do të akomodojë një numër të konsiderueshëm institucionesh”, tha Rama.

Duke treguar specifikat e këtij vizioni, kryeministri Rama u shpreh se në këtë nismë parashikohet që “shteti vendos në dispozicion pronat publike dhe më pas fton në konkurs investitorë vendas e të huaj për ndërtimin e projekteve, nga ku shteti do të përfitojë si pronar i truallit një infrastrukturë të re për institucione publike që ende rrinë në mjedise me qira apo ende nuk e kanë selinë e tyre të shekullit të ri, si për shembull Biblioteka Kombëtare

Studiot pjesëmarrëse në konkurs
ANDREA CAPUTO (Itali) dhe SO-IL (USA)
COLDEFY (Francë)
EMBT Architects (Spanjë)
SNOHETTA (Norvegji)
ZAHA HADID Architects (UK)
ARCHI-TECTONICS (USA)
ARCHITECTURE STUDIO (Francë)
BAUKUH (Itali)
COOK RESEARCH (Angli)
MAD Office (SHBA)

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!