“Konkurenca në tregun e BE e fortë”, Varhelyi: Kostot e biznesit do të ulen, deri në 2027 rajoni do të gëzojë të njëjtin nivel ndihmash

schedule12:55 - 29 Shkurt, 2024

schedule 12:55 - 29 Shkurt, 2024

Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi ka deklaruar gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama se konkurenca në tregun e BE është e fortë.

Ai ka thënë se kostot e biznesit do të ulen dhe deri në vitin 2027 rajoni do të gëzojë të njëjtin nivel ndihmash.

“Faleminderit shumë kryeministër. Ndoshta e mbani mend por ka ndodhur në nëntor ky propozim. Por vetë ideja e planit të rritjes ka qene e konceptuar këtu në Tiranë. Pra ka qene ideja e gjithë rajonit dhe ju prandaj mund ta shihni sot si dita e fundit të muajit shkurt, kur ne po flasim dhe po vijojmë diskutimet se çfarë do të bëhet. Dita e sotme ka qenë një inkurajim për ne, unë doja të përmendja korsitë e gjelbërta të krijuara gjatë Covidit, e cila lehtësoi shumë gjëra. Këto janë ato gjëra që njerëzit duan ti ndjejnë ti prekin, këto janë pjesë  të këtij plani. Prandaj, ne kemi të tregojmë se cilat gjëra janë të mira për një vend kur bëhet pjesë e BE.

Një element tjetër është që rajoni juaj do të bëhet pjesë e BE shumë shpejt, prandaj ne duhet të aplikojmë disa rregulla që ju duhet ti bëni sa më shpejt. Elementi i tretë ka të bëjë me konkurencën dhe do të ishte e padrejtë që ne ti kërkonim Ballkanit Perëndimor që ata të merrnin pjesë në tregun e përbashkët, krahasuar me kompanitë tona, pasi secila ka kostot e veta. Udhëheqësit e BE kanë firmosur dokumentin ku 6 miliardë euro do të duhet ndihmojnë shtetet dhe deri në 2027 rajoni do të duhet të gëzojë të njëjtin intensitet. Edhe pas vitit 2027 do të ishte e vështirë që vendit të rajonit të mos ishin gati.

Në rast se ju doni të trajtoheni si një vend të BE, atëherë dhe ju duhet t’i trajtoni si vende të BE. Kjo do të thotë që për bizneset do të jetë më lirë për të futur produktet në shtëpi dhe në rast se do të bëni tregti me Ballkanin Perëndimor atëherë sërish do të jetë më lirë. Pra, mendoj që ajo që keni parë sot do të ndryshojë tërësisht realitetit”.