As takimi mes Stefanit e Kristines, një çifti nga Zvicra me Mirën nga Konispoli nuk ishte i tillë. U takuan tre vite me pare në jug të Shqipërisë. Këmbyen pak fjalë dhe kuptuan se ndanin të njëjtën dëshirë, të njëjtën ëndërr, të kishin një restorant. Stefani dhe bashkëshortja e tij kishin ardhur edhe me herët në Shqipëri. Natyra e sjellja e njerëzve i binden të qëndronin më gjatë, të investonin në shtëpi e biznes.
“Quhem Stefan dhe jam pjese e tre ortakeve këtu. Jam nga Zvicra dhe këtu po qëndroj me gruan time. Para 5 vitesh ne eksploruam Shqipërinë me makine. Udhëtuam në gjithë vendin, u impresionuam qe nga momenti i pare që pamë natyrën, që e njihem njerëzit dhe kulturën. Vinim çdo vit derisa pas 3 vitesh u vendosëm këtu dhe investuam në një shtëpi tonën. Pastaj takuam Mirën, që në momentin e parë që filluam të flisnim kuptuam që kishim të njëjtën ëndërr, për të gjetur një vend për të hapur një restorant, të jemi mikpritësit dhe t’u ofrojmë njerëzve ushqim cilësor dhe të shëndetshëm”.
Realizimin e synimit te tyre të përbashkët e mori përsipër Mira. Shkoi në shumë fshatra dhe ndaloi në Mursi. E tërhoqi pamja e liqenit e vendosi që restoranti i tyre të ngrihej pranë tij.
“Mira gjeti këtë vend të mrekullueshëm, pranë liqenit të Mursisë dhe kështu filluam projektin tonë që 5 muaj, duke punuar 20 orë në ditë, 7 ditë në javë. Ndërtuam dhe lyem çdo gjë me duar, ndërtova barin, vetëm për të bërë njerëzit të lumtur. Sot jemi krenarë për “krijesën” tonë të vogël dhe shpresojmë të rritemi, të mësojmë të ecim dhe të bëhemi të suksesshëm ne te ardhmen.
Për Mirën Mursia është një fshat i veçantë që meriton të jetë në vëmendjen e turistëve.
Liqeni ja shton edhe më tepër bukurinë si zonës ashtu dhe restorantit të tyre. Në punët e restorantit përfshihen të tre. Detyrat nuk i kane të ndara, por secili kontribuon ku të jetë nevoja, në banak, kuzhinë apo në pritjen e klientëve.
Kristina, thote se qetesia e ushqimi i mire jane arsyet qe njerëzit zgjedhin te vizitojne Mursine dhe biznesin e tyre.
“Këtu është qetësi. Mund të vini për të qëndruar në natyrë, në këtë kopsht të adhurueshëm me kaq shumë lule. Mund ta shijoni relaksin dhe ushqimin, kemi lëngje të mira natyrale dhe limonata, kemi liqenin për të notuar, ndërsa disa netë kemi muzikë live dhe mund të vini të kërceni. Mund të zgjidhni të qëndroni në bar apo restorant.
Vizitorët nuk kanë munguar. Janë shqiptarë dhe të huaj. Ky restorant i vogël buzë liqenit të fshatit Mursi është dëshmi se ëndrrat nuk njohin gjuhë e kombësi ato e gjejnë terrenin për t’u realizuar edhe mes personave të kulturave të ndryshe.