Lloyd Doggett, një demokrat nga Teksasi, ka kritikuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu për kundërshtimin e tij të zëshëm ndaj krijimit të një shteti palestinez.
Uashingtoni është mbështetësi kryesor ushtarak dhe diplomatik i Izraelit dhe presidenti i SHBA Joe Biden po kërkon më shumë se 14 miliardë dollarë ndihmë shtesë për aleatin amerikan.
Por kryeministri Benjamin Netanyahu ka sfiduar hapur retorikën e SHBA-së për zgjidhjen me dy shtete. “Kryeministri duhet të jetë në gjendje të thotë jo, madje edhe miqve tanë më të mirë,” tha ai javën e kaluar.
Doggett shkroi në një postim në rrjetet sociale, “Pas gjithë asaj që Amerika ka bërë për të, nëse Netanyahu ‘duhet të jetë në gjendje të na thotë jo’, ne duhet t’i themi jo atij dhe ta bëjmë tani!”.
After all America has done for him, if Netanyahu “needs to be able to say no” to us, we need to say no to him and do so now! https://t.co/8OkPtvIt2A
— Lloyd Doggett (@RepLloydDoggett) January 23, 2024