Kongresmeni amerikan: Duhet ta ruajmë Kosovën, Rusia e Serbia kërcënim për sigurinë kombëtare

schedule23:18 - 23 Mars, 2022

schedule 23:18 - 23 Mars, 2022

Rusia dhe Serbia paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës tha kongresmeni amerikan, Ritchie Torres.

Torres, i cili tashmë është edhe figura kryesore e lobimit për shqiptarët në Kongresin amerikan ka thënë po ashtu se Kosovës i duhet sa më shpejt anëtarësimi në BE dhe në NATO.

“Ka nevojë për një rrugë të shpejtë për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Aksionet nuk kanë qenë kurrë më të larta. Rusia dhe Serbia paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës. Është e rëndësishme që ta bëjmë Kosovën anëtare të BE-së dhe NATO-s. Kosova ka qenë një mike besnike i SHBA-ve, një mike besnik i BE-së . Dhe më e pakta që mund të bëjmë është ta fusim Kosovën në familjen e NATO-s.”, tha Torres në Kanal10. /GazetaExpress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!