Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas takimeve të bëra nga kongresmenët amerikanë në Selinë Blu dhe në kryeministri. Në një postim në llogarinë e saj në Twitter, diplomatja amerikane shprehet se takimi me Bashën dhe Ramën tregon se marrëdhëniet SHBA-Shqipëri shkojnë përtej krahëve politikë.
Po ashtu, Kim bën të ditur se ligjvënësit amerikanë nxitën progesin në zbatimin e ligjit duke nënvizuar se kjo do të tërheqë më shumë biznese dhe investime amerikane në vend.
1/2 Thanks to @SenJoniErnst @RepSlotkin @RepDavidValadao @RepLaTurner for visiting ??. Meetings w/PM @ediramaal & DP @lulzimbasha_al show that ???? relations transcends partisan politics. ?? lawmakers urged progress on rule of law, noting it will attract ?? business & investment. pic.twitter.com/CGcICciZs7
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) November 8, 2021
Ligjvënësit amerikanë vizituan po ashtu edhe refugjatët afganë, që sipas zonjës Kim kanë gjetur “një parajsë të përkohshme në Shqipëri.”
“Mirënjohje të thellë për Shqipërinë dhe shqiptarët për mikpritjen e tyre. Krenare që shoh OJF-të, bizneset dhe vullnetarë që mbështesin njerëzit në nevojë.” /abcnews.al/

