Është mbledhur këtë të hënë kryesia e Partisë Socialiste. Blendi Klosi në një komunikim për mediat është shprehur në këtë mbledhje u diskutua për dy pika të rëndësishme. Ai u shpreh se u vendos për kandidaturën e Vangjel Tavos për Bashkinë Himarë duke thënë se është një figurë e njohur politike dhe se vjen nga disa beteja elektorale.
Gjithashtu ai u shpreh se në këtë takim u diskutua edhe për mbarëvajtjen e Kongresit që do të mbahet më 27 korrik.
“Patëm dy diskutime, u vendos në bazë të propozimeve për kandidaturën e Vangjel Tavon për garën në Bashkinë Himarë, dhe diskutuam mbi mbarëvajtjen e Kongresit që do të mbahet me 27 korrik, një Kongres zgjedhor ku do të zgjidhet Asambleja e re Kombëtare dhe do të shpaloset edhe vizioni për vitin 2030”, ka thënë ndër të tjera Blendi Klosi.
/abcnews.al/