Kongresi i alfabetit, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut propozojnë të jetë festë kombëtare

schedule15:12 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 15:12 - 15 Dhjetor, 2021

Nga Leontina Nika

Megjithëse kanë kaluar 113 vjet nga mbajtja e Kongresit të Alfabetit në Manastir, ende kjo datë e rëndësishme nuk është festë kombëtare. Rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike Luan Përzhita thotë se vitin e ardhshëm kjo do të zyrtarizohet dhe kremtimet do të mbahen në trekëndshin Shkup, Prishtinë Tiranë.

Ndërkohë që qendrat  kërkimore nga tre vendet do të kenë një kalendarë të unifikuar edhe për ngjarjet e rëndësishme , si  50 vjetori i drejtshkrimit dhe 110 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.

“Albanologjia e mijëvjeçarit të ri” është zgjedhur si temë e edicioni XII të ditëve të Albanologjisë . Gjithashtu u prezantuan edhe 40 botimet  e vitit 2021, botime për figura politike e kulturore si edhe fenomene të rëndësishme të dy shekujve të fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!