Kongoli promovon “Stinë Pandemie”: Prishja e një lagjeje në Tiranë, si operacion rrufeje-nazist

schedule19:03 - 27 Tetor, 2020

schedule 19:03 - 27 Tetor, 2020

Megjithëse e ka titulluar “Stinë Pandemie” ky subjekt i ka fjetur prej kohësh, brenda shpirtit, por ndodhitë e fundit në këtë qytet, kryesisht me shembjet  e ndërtesave, në karantinë i kanë rindezur, vrullin e të shkruarit shkrimtarit Fatos Kongoli i cili risjell në skenë personazhet e  librit “I humburi”, që ka për subjekt eksodin e vitit 1991.

Kongoli me këtë roman, merret mirëfillti me çështjet e aktualitetit shqiptar në këtë stinë pandemie.

Ironia dhe sarkazma, janë goditëse në këtë roman të operacioneve rrufe naziste, si shembja e banesave në Unazën e Re.

“Më pas ndodhi prishja e lagjes që e quajmë zona e “Astirit”. Aty u ndoq një taktikë tjetër. Taktika përça e sundo”, u shpreh ai.

Përpos ngjarjeve që kanë tronditur personazhet e Kongolit, ai ndalet edhe tek dominimi i politikës në kulturë dhe jetën e qytetarëve të thjeshtë, duke ndërtuar jo demokracinë që patën ëndërruar të gjithë, por një karikaturë të saj.

“Ngjarje shumë tronditëse. Shembja e Teatrit Kombëtar është një ngjarje e jashtëzakonshme. Ata që morën përsipër për ta prishur nuk do ju hiqet sa të jetë gjallë. Ajo është në kujtesën e Kombit. T’i bëj çfarë të duash, ngre kështjella po të duash, ajo nuk harrohet”, tregon ai.

Fatos Kongoli është autor i 20 librave. Është vlerësuar me tituj brenda edhe jashtë vendit, edhe mban titullin “Mjeshtër i Madh”./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!