Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Konfrontime në protestën e opozitës/ Katër të lënduar te Trauma, mes tyre një efektiv policie

schedule21:30 - 17 Prill, 2026

schedule 21:30 - 17 Prill, 2026

Protesta e shtatë e opozitës para Kryeministrisë u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Pas fjalimeve në podium, u hodhën molotovë dhe fishekzjarre drejt godinës, ndërsa forcat e rendit ndërhynë duke shoqëruar disa protestues.

Deri tani, si pasojë e sulmit me bomba molotov dhe lëndë piroteknike nga një grup protestuesish, është dëmtuar një punonjës policie i Forcës Kombëtare të Sigurisë, të cilit i ka shpërthyer një kapsollë në trup. Punonjësi po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak, nderkohe jane plagosur edhe 3 protestues, përfshirë deputetin Boçi dhe ish kandidatin Aulon Kalaja.

Në protestë u angazhuan mbi 1500 punonjës policie, ndërkohë që është hedhur spray me piper dhe ujë në drejtim të protestuesve.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!