Një i ri është arrestuar në flagrancë në qytetin e Durrësi. Sipas uniformave blu, 27-vjeçari A.D qarkullonte e armë në ambiente publike.
Në një lokal në lagjen nr. 14 të Durrësit 27-vjeçari është konfliktuar për motive të dobëta me S.B. Ka qenë kjo arsyeja që forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë ku edhe i sekuestruan të riut armën.
Mbi A.D do të rëndojnë akuza e “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe e municionit, në ambiente publike”. Ndërkohë S.B. akuzohet për “Plagosje të lehtë me dashje”./abcnews.al