Konfliktohen me armë zjarri drejtuesit dhe pasagjerët pas përplasjes së dy automjeteve në Vlorë

schedule16:20 - 18 Nëntor, 2019

schedule 16:20 - 18 Nëntor, 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesnatë në aksin Levan-Vlorë. Dy automjete janë përplasur, më pas drejtuesit e tyre dhe pasagjerët janë konfliktuar duke plagosur me armë zjarri Engli Naken. Për fat i riu është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spitalin e Vlorës. Policia ka zbardhur ngjarjen dhe raporton se autori ishte i dehur dhe është Miri Tefaj, ndërsa i plagosuri është kunati i tij. Mendohet se plagosja e 25 vjeçarit është aksidentale.

Policia ka mundur të arrestojë 4 personat mes tyre dhe roja i një karburati që nuk kallëzoi ngjarjen. Edhe i plagosuri është arrestuar për shkak se fshehu ngjarjen. Këta persona do të hetohen për 4 vepra nga plagosje me dashje, armëmbajtje pa leje dhe largimin nga vendi i aksidentit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!