“Konfliktin mes Italisë e Jugosllavisë zgjidheni me bisedime”/ Milo: “Formula” që shpëtoi Shqipërinë dhe mirënjohja e madhe për presidentin Uillson

schedule21:03 - 3 Korrik, 2025

schedule 21:03 - 3 Korrik, 2025

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo foli për marrëdhëniet e SHBA me Shqipërisë, duke ndarë edhe të dhëna historike.

Paskal Milo në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u ndal tek rëndësia e marrëdhënieve me SHBA dhe roli i presidentit Uillson për të ruajtur Shqipërinë nga copëtimi i territoreve.

“Në lidhje me këtë raportin që më shumë  e kemi kërkuar ne këtë miqësi dhe këtë aleancë, jo se na kanë përzgjedhur amerikanët ne për të na patur si një bosht në politikën e tyre rajonale. Unë do thoja që ka një lloj subjektivizmi në interpretimin e ndjenjave pro amerikane shqiptare sepse në përfundim të luftës së Parë Botërore në shtabet amerikane politike në Departamentin e Shtetit është diskutuar se çfarë do bëhet me Shqipërinë? Dhe në Konferencën e Paqes të Parisit Amerikën dhe presidenti Uillson kanë diskutuar në lidhje me fatin e Shqipërisë. Aty amerikanët ndonëse mbështetën parimin e vetëvendosjes së popujve deri në shkëputje interesat e momentit apo kompromiset që duhet të bënin për të zgjidhur problemet e mëdha të luftës së parë botërore, bënë që edhe Shqipërinë, në momente të caktuara të sakrifikonin pjesë të Shqipërisë. Kujtoj në prill të vitit 1912 në memorandumin që presidenti Uillson i ka dërguar kryeministrit italian Orlando, i premton vendosjen e Vlorës nën sovranitetin italian dhe 9 dhjetor 1919 është përsëri një memorandum i përbashkët me Britaninë dhe Francën që i adresohet për Italinë ku i premtohet jo vetëm Vlorën Italisë, por edhe Gjirokastrën Greqisë…Pas 13 janarit të 1920 ndryshon sepse anglezët dhe francezët për të bërë për vetë Jugosllavinë i premtuan Shqipërinë e Veriut, Shkodrën. Greqisë i dhanë jugun e Shqipërisë dhe donin të detyronin Amerikën që të pajtohej me këtë formulë te re. Këtu është roli i Uillsonit, pasi ai këtu vurin veton që nuk do bëhet asnjë ndryshim përtej asaj që është vendosur në dhjetor dhe Shqipërinë do e lini mënjanë. Zgjidheni konfliktin mes Italisë dhe Jugosllavisë me bisedime direkte por jo me shpenzimet e Shqipërisë këtu është formula që e shpëtoi Shqipërinë në atë kohë dhe për këtë arsye shqiptarët kanë një mirënjohje të madhe për presidentin Uillson dhe këtu fillon “dashuria shqiptare për SHBA”, sepse e shpëtuan. Dhe në 1924 në Departamentit Amerikan të shtetit diskutohej se çfarë do të bëhej me Shqipërinë. Ishte bërë një deklaratë ku të njihej qeveria e re që po vinte. Dhe aty ka një shënim, Ç’është kjo dashuri e madhe për Shqipërinë? Përgjigja ishte nuk ka ndonjë dashuri të veçantë për Shqipërinë, por ka qenë një hobi e Uillsonit”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!