Luftëtarëve sirianë u janë ofruar 5000 paund në muaj për të luftuar në vijën e frontit për Rusinë në luftën kundër Ukrainës, sipas BBC
Një ushtar sirian, i cili ka dalë vullnetar për të luftuar, tha se besonte se Rusia po kryente një masakër në Ukrainë, por gjithashtu po ndihmonte sirianë të varfër që nuk kishin mundësi as të ushqeheshin.
Ai tha se kishte dalë vullnetar për shkak të parave që shteti rus i kishte ofruar. Familja e tij nuk dëshiron që ai të shkojë në luftë por atij iu tha se do të paguheshin 37,000 paund nëse do të vritej gjatë luftës.
Ushtari tha se njihte të paktën 200 njerëz që kishin dalë vullnetarë.
Sipas informacioneve janë krijuar 14 qendra rekrutimi në të gjithë Sirinë.
/abcnews.al