Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Masakra në pazarin e Korçës, fqinjët e pohojnë: Autori kishte blerë tokë në varreza për babanë

schedule20:57 - 28 Janar, 2020

schedule 20:57 - 28 Janar, 2020

Një ngjarje makabër është regjistruar mesditën e së martës në qytetin e Korçës. Një tregtar është masakruar me sëpatë në kokë në sytë e bashkëshortes teksa shiste banane në pazarin e vjetër të Korçës.

Viktima, Dashnor Osmani 50 vjeç nga Poscesta ndëroi jetën në vend nga plagët e marra. Autori i dyshuar, Zamir Topi u përpoq të largohet nga vendngjarja, por policia arriti ta arrestojë në një rrugë pak më poshtë se pazari. Një prej tregtarëve flet e tronditur për ngjarjen e paprecedente.

 “Nuk isha në atë moment kur e vranë, kur erdha dëgjoheshin ulërima”, thotë një prej tregtareve.

“Abc News” zbardh dëshminë e autorit të krimit makabër. Mësohet se 42 vjeçari, Zamir Topi prej kohësh ka qenë në konflikt me Dashnor Osmanin për një varr që autori i krimit e kishte blerë një tokë në varreza për babain e tij që ta kishte gati kur të ndërronte jetë. Po nëna e Dashnor Osmanit kishte vdekur më herët dhe ai e kishte zënë këtë varr. Këtë e pohojnë dhe fqinjët e tij.

 “Kishte thënë se do ta bënte gati kur të vdiste i ati”, shprehet një prej banorëve.

Zamiri gjithashtu ka thënë në polici se dhe një ditë më parë e kishte paralajmëruar viktimën, ndërsa i kishte thënë se nuk i lëviz eshtrat dhe këtë do ta bëjë vetëm kur të vdesë. Në kushtet e ngarkesës psikologjike për shkak të refuzimit të Dashnorit, Zamiri me vetëdijë kishte blerë një sëpatë me lekët e fundit që kishte në xhep dhe e goditi në mes të pazarit të Korçës.

Zamiri me sa duket është penduar në çast për shkak e para grupit hetimor ai uroi që bashkëfshatari i tij të ishte në jetë, pasi nuk e dinte që me rreth 10 goditje në kokë me sëpatë i kishte marrë jetën. Burime nga grupi hetimore bëjnë me dije se autori vuan nga çrregullime mendore dhe kurohej nga psikiatri. Mësohet se policia ka shkuar në banesën e Zamir Topit dhe ka marrë në pyetje familjarët e më pas në mbrojtje, pasi shtëpitë e tyre ndodhen vetëm 60 metra larg./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!