Konflikti për detin, mediat turke: Bisedimet mes Ankarasë dhe Athinës janë shtyrë për në 10 shtator

schedule16:47 - 8 Shtator, 2020

schedule 16:47 - 8 Shtator, 2020

Bisedimet midis Turqisë dhe Greqisë në selinë e NATO-s për shmangien e një përshkallëzimi ushtarak në Mesdheun Lindor janë shtyrë për 10 shtator, sipas mediave turke dhe burimeve të Ministrisë Turke të Mbrojtjes.

Takimi ishte planifikuar për sot, por më pas u shty për të enjten.  Takimi i komiteteve teknike do të mbahet të enjten, 10 Shtator me delegacionet ushtarake nga Greqia dhe Turqia, brenda kornizës së NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha javën e kaluar se Greqia dhe Turqia kishin rënë dakord të zhvillonin bisedime për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve në rajon. db/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!